Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot një tubim në fshatin Pozharan të Vitisë.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku u ka kërkuar falje qytetarëve të Pozharanit të cilët mbetën jashtë sallës ndërsa i ka falënderuar për durimin dhe mbështetjen, përcjell Arbresh.info
“Qytetarëve të shumtë të Pozharanit, që mbetën jashtë salle sonte, u kërkojë falje! Ju falemnderit për durimin që kishit, e mbi të gjitha, ju faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe që na dhatë edhe në këtë fshat të Vitisë. I ftova në tubimin hapës më 11 janar”, ka shkruar kandidati për kryeministër nga LDK.
“Salla ishte e mbushur përplot; e duartrokitjet, brohoritjet dhe mbështetja e atyre brenda e jashtë na tregojnë qartë se sa të fortë jemi sot! Si në çdo takim, dhe këtu në Pozharan gjetëm shtytjen e nevojshme për rrugën përpara! Le të qëndrojmë kështu bashkë deri në festën tonë të madhe, nga 11 janari deri më 9 shkurt e tutje! Lidhja është në këmbë”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...