Gjatë të shtunës në Kosovë janë regjistruar dy aksidente trafiku me fatalitet, një në Ferizaj e një në Lipjan.
Policia ka njoftuar se në Prelez të Jerlive në Ferizaj, një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku.
“Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pa kujdesia ka shkaktuar vetaksident trafiku, ku si pasojë, ka humbur jetën vetë vozitësi. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Kurse në Grackë të Lipjanit në një aksident mes dy veturave dhe një kamioni, ka vdekur një person e janë lënduar dy tjerë.
“Është shkaktuar aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamioni dhe si pasojë, ka vdekur një vozitës mashkull kosovar, ndërsa dy vozitësit tjerë meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime trupore. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.
Ndërsa, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar pos dy aksidenteve me fatalitet, edhe 26 tjerë, me lëndime e 64 me dëme materiale.
Gjithashtu janë shqiptuar 1329 tiketa trafiku.
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...