Gjermania e nisi vitin e ri 2025 me fishekzjarre e festë. Megjithatë, festimet u lanë në hije nga disa incidente. Të paktën katërpersona humbën jetën në incidente me mjete piroteknike.
Festimet e zhurmshme të Vitit të Ri në Gjermani çuan në një natë tipike të ngarkuar për shërbimet e urgjencës gjatë natës dhe deri në orët e para të së mërkurës.
Policia dhe shërbimet zjarrfikëse anembanë vendit raportuan të paktën katër lëndime fatale të lidhur me sa duket me fishekzjarre.
Në disa qytete, shërbimet e urgjencës u goditën nga mjete piroteknike – një trend i përsëritur në vitet e fundit. Një oficer i Berlinit u plagos rëndë dhe iu desh të operohej.
Spitali universitar i kryeqytetit tha se po trajtonte tetë persona me lëndime të rënda në dorë menjëherë pas mesnatës. Më vonë e përditësoi shifrën në 15.
“Na është dashur të kryejmë rreth 320 arrestime, në disa raste si punonjësit e shpëtimit ashtu edhe policia u vunë nën zjarr [nga mjetet piroteknike],” tha zëdhënësi i policisë së Berlinit, Florian Nath në një video të postuar në internet. Policia e Berlinit po shoqëronte ekipet e zjarrfikësve në qytet për sigurinë e tyre.
“Ne gjithashtu kemi një oficer policie të plagosur rëndë, i cili duket se është goditur nga një fishekzjarret”, tha Nath, duke shtuar se ai iu nënshtrua një operacioni urgjent gjatë natës.
Policia e Këlnit tha se dy oficerë u plagosën nga fishekzjarrët dhe se ato ishin hedhur në drejtim të oficerëve dhe zjarrfikësve. Një grup prej rreth 50 personash në Leipzig sulmuan shërbimet e urgjencës. Raporte dhe imazhe të ngjashme dolën nga pjesë të Hamburgut dhe gjetkë.
Në Neuwied, një qytet i vogël në Gjermaninë perëndimore, policia tha se fishekzjarret shkaktuan zjarr në një magazinë që u rrit në përmasa serioze përpara se të raportohej pak para orës 01:00 të mëngjesit.
Policia, profesionistët mjekësorë dhe zjarrfikësit kanë rekomanduar më shumë se një herë ndalimin e fishekzjarrëve, ose të paktën disa kufizime për përdorimin masiv të fishekzjarrëve të Vitit të Ri të praktikuar në Gjermani, vitet e fundit./DW
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...