Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se teksa po afrohen drejt vitit 2025, po mirëpresin siç tha ai, jo vetëm një vit të ri por edhe një kapitull të ri plot me mundësi për suksese dhe arritje të reja.
Në një postim në Facebook, ai tha se viti që po shkon nuk ishte i lehtë, por sipas tij, forca e përbashkët ishte më e madhe, shkruan Arbresh.info.
“Prandaj, uroj që viti 2025 të jetë viti i zhvillimit—viti kur shndërrojmë shpresën në veprime, idetë në arritje dhe ëndrrat në realitet. Bashkë le ta bëjmë Kosovën një vend ku të rinjtë tanë shohin të ardhmen e tyre dhe ku familjet tona gjejnë mirëqenie e begati”, ka shkruar ai.
“Sonte, mendjet dhe zemrat tona janë edhe me çlirimtarët tanë në Hagë, me dëshirën e madhe të lirimit të shpejtë të të gjithëve. Besojmë thellësisht që viti 2025, mbi të gjitha, të jetë vit i drejtësisë, i fitoreve dhe i zhvillimit! Kosova mundet ma mirë”, ka shtuar ai.
Kreu i PDK-së i uroi qytetarët që Viti i Ri të jetë i mbushur me shëndet, lumturi dhe suksese për të gjithë./Arbresh.info/
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...