Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza është takuar sot në Skenderaj me veteranët e UÇK-së në Ditën e Veteranëve.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se sot ishte një ditë që të mbushë me ndjenja të krenarisë dhe respektit, ndërsa premtoi rritje të pensioneve për veteranët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve.
“Kosova mundet ma mirë për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së. Rriten 50 % përfitimet e të gjitha kategorive të luftës. Veteranët do ta marrin pensionin e veteranit dhe do u lejohet të punojnë. Prindërit e familjeve të dëshmorëve nuk do të detyrohen të zgjedhin mes pensionit të moshës dhe pensionit të familjes së dëshmorit, por do t’i marrin të dyja. Pa UÇK-në nuk do të kishte as liri, as pavarësi dhe as shtet të Kosovës”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...