Nga 1 janari 2025, Belgjika do të bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që ndalon shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimshme në territorin e saj. Masa, që synon reduktimin e këtij produkti jashtëzakonisht të popullarizuar mes të rinjve, është pjesë e një plani kombëtar kundër duhanit për të mbrojtur shëndetin e të rinjve.
Bashkimi Evropian synon të arrijë krijimin e një gjeneratë pa duhan deri në vitin 2040, duke reduktuar duhanpirësit e bllokut 27-anëtarësh nga rreth 25 për qind që është aktualisht në më pak se pesë për qind.
Ministri belg i Shëndetësisë Frank Vandenbruke u tha gazetarëve se cigaret elektronike janë një kërcënim për shëndetin, sepse ato janë një mënyrë e lehtë për të nxitur të rinjtë të konsumojë duhanin tradicional dhe të kenë varësi nga nikotina. Ai gjithashtu theksoi se plastika dhe bateritë që gjenden në cigaret elektronike një përdorshme dëmtojnë gjithashtu mjedisin sepse krijojnë mbetje kimike të rrezikshme.
Në vitin 2021, qeveria federale i paraqiti një propozim Komisionit Evropian për të ndaluar cigaret elektronike. Komisioni, i cili duhet të japë miratimin e tij për çdo ndalim shitjesh, i dha një dritë jeshile Belgjikës në mars 2024, duke i hapur rrugën hyrjes në fuqi të një ligji kombëtar. Edhe Franca ka marrë miratimin e BE-së për një ndalim të ngjashëm./rtsh.al
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...
Momenti kur Labi mësoi nga bashkëshortja në telefon se i ka ...
Rama: Prokurorëve u paguajmë rroga më të larta se unë dhe en...
Osmani ftohet nga Trump në Bordin e Paqes, Rama uron Kosovën
Edhe dhëndri i Trump’it Kushner në Shqipëri, shoqërohet me f...