Vdekja e ish-presidentit amerikan, Osmani: I tregoi botës se lidershipi është mbi të gjitha përkushtim

08:33 | 30 Dhjetor 2024
E.G

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet e saj pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter.

Osmani, përmes një postimi në “X”, nderoi jetën dhe veprën e presidentit Carter, duke theksuar rëndësinë e lidershipit të tij.

“Presidenti Carter i tregoi botës se lidershipi është mbi të gjitha përkushtim, dhembshuri dhe besim i palëkundur te njerëzimi. Ai ia kushtoi jetën paqes, barazisë dhe përmirësimit të jetës për të gjithë. Mendimet tona janë me familjen e tij teksa bashkohemi me miqtë tanë amerikanë për të nderuar trashëgiminë e tij”, shkroi Osmani./Arbresh.info/