Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT njofton se pas avarisë së ndodhur në muajin prill të shkaktuar nga zjarri, KOSTT ka përfunduar me sukses ri-energjizimin e plotë të kapaciteteve teknike të Nënstacionit Prishtina 3, një nënstacion jetik për furnizimin me energji të qëndrueshme dhe cilësore për kryeqytetin e Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se ri-energjizimi i Nënstacionit Prishtina 3, e rindërtuar plotësisht nga puna intensive e specialistëve, është një arritje që forcon rrjetin energjetik dhe siguron furnizim të pandërprerë për mijëra qytetarë dhe institucione të kryeqytetit, duke përmirësuar përditshmërinë dhe mirëqenien e tyre.
Me këtë ndërhyrje, kryeqyteti do të ketë një furnizim stabil dhe cilësor me energji elektrike.
“KOSTT falënderon të gjitha institucionet e Qeverisë së Kosovës, reaguesit e shpejtë, Policinë e Kosovës, Agjencitë e Reagimit Emergjent dhe të tjerët, për gatishmërinë e jashtëzakonshme dhe bashkëpunimin e ofruar në tejkalimin e kësaj avarie.
Njëkohësisht qytetarëve të ndikuar, KOSTT edhe njëherë ju kërkon mirëkuptim për çfarëdo ndërprerje të nevojshme të shkaktuar për të realizuar punimet teknike. Ky proces rritë dukshëm sigurinë e furnizimit të konsumatorëve nga Nënstacioni Prishtina 3 në prag të festave të fundvitit dhe sezonës dimërore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...