Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka demantuar pretendimet se kinse masat e subvencionimit te pajisjeve efiçiente të ngrohjes kanë ndikuar, ose edhe shkaktuar rritjen e konsumit të energjisë dhe mbingarkesën në rrjetin e furnizimit.
Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli është shprehur se kjo është një gënjeshtër që nuk ka bazë as teorike, e as empirike.
“Vetëm familjet që kanë qenë duke u ngrohur me energji elektrike dhe nuk kanë qasje në ngrohje qendrore/kolektive, kanë pasur të drejtë të përfitojnë subvencion për pompë termike ose klimë efiçiente. Nëse pajisjet joefiçiente zëvendësohen me pajisje efiçiente, teorikisht, natyrisht që konsumi ulet”, ka shkruar ajo.
Ministrja u shpreh se në bazë të të dhënave empirike, përfituesit kanë ulur konsumin e energjisë elektrike për emsatartisht 19 për qind në dimrin pasues, dhe kanë kursyer 27 milionë kilovatorë, apo 5 milionë euro.
“Është e frikshme se si një dezinformatë që u nis si propagandë e dobët nga disa deputetë para disa muajsh, u riciklua nëpër studio televizive e në shtyp, me sa duket pa marrë mundin askush që së paku të analizojë kriteret e thirrjes apo të konsultojë ndonjë ekspert të fushës”, shtoi Rizvanolli.
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C