Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur sot gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Shtimes, një projekt që do të përmbushë kërkesat e qytetarëve të kësaj komune.
Në këtë ngjarje morën pjesë gjithashtu Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ministrat Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, si dhe kolegë nga Kuvendi dhe Komuna.
“Vendosëm gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Shtimes. Ta gëzojmë! Aty, ishim bashkë me Kryetarin, Dr. Qemajl Aliun, ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqin, kolegë nga Kuvendi e Komuna. Ky objekt modern do t’i përmbushë kërkesat e qyetarëve tanë në Shtime. Vazhdojmë me shumë punë të tjera të reja e të mira”, tha ai./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...