Përfaqësuesi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, ka deklaruar pas një takimi me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, se aktualisht nuk ka mungesë të energjisë elektrike në Kosovë.
Zeqiri ka thënë se prodhimi është në maksimum, ndërsa ka përsëritur se problemi qëndron te ngarkesa në rrjet.
Sipas Zeqirit, rrjeti i energjisë elektrike po përballon një ngarkesë të madhe, duke çuar kapacitetet në limitet maksimale.
Zeqiri gjithashtu njoftoi për përfundimin e ndërtimit të nënstacionit në Fushë Kosovë, i cili ka zgjidhur problemet e furnizimit në këtë zonë dhe në Obiliq.
Për nënstacionin në Ferizaj, ai shtoi se projekti është në fazën e fundit të punimeve dhe pritet të përfundojë deri në fund të vitit./Arbresh.info
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi