Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë, sidomos në pjesën e veriut të vendit mund të jenë të mundshme përderisa Milan Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri.
I pyetur për paralajmërimin e kryeministrit Kurti se mund të ketë sulme në veri para ose pas Viti të Ri, ai ka thënë se kjo është paralajmëruar gjatë gjithë kohës, por që Kurti ka qenë më specifik.
Maqedonci ka thënë se grupi i Radoiçiqit vazhdon të përkrahet nga strukturat e sigurisë së Serbisë dhe kryen aktivitete në këtë shtet.
“Sulmet mund të jenë të mundshme për faktin që grupi i Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë, për më tepër vazhdon të mbështetet nga strukturat e sigurisë në Serbi dhe vazhdon të mbetet edhe i organizuar”, tha ai në tëvë1.
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...