Operacioni i policisë për valixhen e dyshimtë në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj ka përfunduar me sukses.
Pas kontrollit të detajuar, është zbuluar se valixhja ishte harruar padashje nga një qytetare.
Policia ka njoftuar se, pas verifikimeve, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në valixhe.
Qytetarja, e cila kishte harruar valixhen, është ftuar për një intervistë në stacionin e policisë në Ferizaj.
“Ka përfunduar i gjithë operacioni i policisë në lidhje me informatën e valigjes së dyshuar në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj . Është lajmëruar një qyetatare që e ka harruar aty padashje. Njekohesisht është kontrolluar valigjja dhe nuk ka pasur asgjë të dyshuar. Të gjitha njësitet janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe është liruar rruga. Ndërsa qytetarja është ftuar për intervistë në stacionin e policisë në Ferizaj. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Lexo edhe:
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia jep detaje
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...