Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike.
Zëdhënësja e KESCO-s, Margarita Rashiti ka thënë se është rritur dukshëm kërkesa për energji elektrike teksa theksoi se për ngrohje në këto ditë ftohta të gjenden alternativa të tjera për ngrohje.
“Po flasim për 1500 MW/h. Rrjedhimisht, si pasojë e kësaj edhe ngrohja me energji elektrike po e bën të vetën dhe kemi mbingarkesa të tepërta në rrjetin e shpërndarjes. Është tejet e rëndësishme që gjithsecili të fillojë ta kursejë energjinë elektrike, ngrohjen ta përdorin sa më pak apo edhe të gjeni alternativa të tjera për ngrohje”, tha Rashiti.
“Është shumë me rëndësi që edhe gjatë natës të mos lihen kondicionerët hapur. Pasi edhe pas mesnatës ngarkesa është jashtëzakonisht e madhe. Përgjysmoni përdorimin e ngrohjes. Ndalini bojlerat dhe mundohuni ta kurseni maksimalisht energjinë elektrike sepse rrjeti është duke u mbingarkuar jashtëzakonisht shumë”, ka thënë ajo.
Ajo tutje tha se si pasojë e mbingarkesës ka edhe djegie të aseteve elektro energjetike në terren./Arbresh.info
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin