Myrto Uzuni po kalon në formë të mirë me Granadën në këtë sezon.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është kthyer në idhullin e tifozëve, ndërsa qëndron si lojtari i huaj që ka shënuar më së shumti gola në histori të klubit.
Për këtë dhe ka tërhequr vëmendjen, pasi dy klube raportohet të jenë pas tij.
Bëhet fjalë për Seattle Sounders në Amerikë si dhe Sevilla. Spanjollët kanë qenë të interesuar edhe më herët për shërbimet e sulmuesit shqiptar.
Kontrata e 29-vjeçarit me Granadën përfudon në verën e vitit 2026.
Për këtë klubi spanjoll mund të përfitojë disa milionë euro nga shitja e kartonit. Katër milionë euro u shpenzuan tre vite më parë për blerjen nga Ferencvarosi.
Votimi i presidentit, PDK e shpalos qëndrimin në ora 13:15
SPAK dërgoi për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore, dy ...
Alarmi i IKSHKP: Energjetika përgjegjëse për 40% të emisione...
Rama: Prishtina pret Konferencën e Investitorëve Amerikanë 2...
Deputeti i LVV: Qytetarët duan të zgjidhet Presidenti, dekla...
Atletico Madrid dhe PSG në garë për yllin e Marseille