Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar hapjen e konkursit të ri për specializime, duke ofruar 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët.
Sipas tij, ky është konkursi i katërt brenda 21 muajve, duke vazhduar përpjekjet për të mbushur vendet e nevojshme në sektorin shëndetësor.
Vitia theksoi se, që nga fillimi i mandatit të tij, janë shpallur mbi 820 vende të reja për specializime, duke mbuluar nevojat e të gjithë sektorit shëndetësor.
“E nënshkrova vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime. Janë të hapura 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët. Ky është konkursi i 4 brenda 21 muajve. Kemi shpallur mbi 820 vende të reja për specializime për nevojat e të gjithë sektorit shëndetësor. Me organizim e planifikim arritëm të mbulojmë mungesat në lëmitë specialistike, sidomos në Anesteziologji, Mjekësi Emergjente, lëmitë e shëndetit publik e Nefrologji për shërbimet e reja në rajone. Suksese në këtë proces aplikantëve”, shkroi Vitia./Arbresh.info
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...