Trajneri Pep Guardiola nuk sheh shanset që ekipi i tij, Manchester Cityt, të fitojë titullin kampion në Ligën Premier këtë sezon.
Guardiola është pyetur së fundmi nëse City ka ndonjë shans për titull këtë sezon dhe ai u përgjigj negativisht.
“Jo. Nuk i kemi lojtarët. Tani për tani, nuk e kam atë ndjenjë. Ndoshta do të ndodhë, kush e di?”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Por, unë mendoj se duhet të fokusohemi në afat të shkurtër. Nuk mund të vendosim shumë synime të mëdha dhe ambicioze tani”.
“Kur doni të arrini diçka të rëndësishme, si fitimi i Ligës Premier ose arritja në fazat e fundit të Ligës së Kampionëve, keni nevojë për stabilitet”.
“Ne kemi qenë tepër të qëndrueshëm gjatë gjithë kësaj kohe, por tani nuk jemi”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...