Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30, mes dy kamionëve, në autostradën që lidh Veternikun me Bresjën.
Lajmin për Arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Sipas tij, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk janë raportuar lëndime tek persona.
“Sot rreth orës 09:30 është raportuar për një aksident trafiku ne autostradë, relacioni Veternik-Bresje. Policia iu ka përgjigjur rastit dhe sipas raportimeve nga tereni te përfshirë kanë qenë dy kamionë. Aksidenti ka qenë vetëm me dëme materiale dhe pa lëndime të raportuara në njerëz. Njësia për menaxhim te autostradave e Policisë është marr me rastin dhe rruga është liruar shpejt për qarkullim te automjeteve”, tha ai./Arbresh.info
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale