Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth zjarrit që përfshiu mëngjesin e sotëm fabrikën e mishit në Babimovc të Obiliqit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Arbresh.info, thotë se zjarri ka shpërthyer rreth orës 5:30 dhe se të gjitha ekipet e policisë dhe zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Sipas saj, deri tash nuk dihet për shkaktarët e këtij zjarri dhe pasojat.
“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thotë Ahmeti.
Tutje, ajo shton se për detaje të tjera mediat do të njoftohen me kohë./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Përfshihet nga zjarri fabrika e mishit “Apetit”, ende nuk dihen pasojat e dëmeve
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...