Në kuadër të takimeve për fuqizimin e rolit të LDK-së dhe për ndryshimet statutore, të cilat thellojnë demokracinë dhe rrisin përgjegjësinë, degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga regjioni i Prishtinës, sot diskutuan dhe propozuan ndryshime statutare. Pjesëmarrësit në këtë takim i dhanë përkrahje të plotë kryeministrit Mustafa, siç thuhet “për zhvillim ekonomik, integrime euroatlantike dhe forcimin e shtetit të së drejtës, duke kundërshtuar fuqishëm dhunën e opozitës ndaj shtetit të Kosoves.”
Sipas komunikatës së LDK-së, diskutimet dhe propozimet do të shërbejnë për realizimin sa më të mirë të programit politik të LDK-së.
Në këtë diskutim të sotëm, përfaqësuesit shpalosën ide rreth procesit zgjedhor të brendshëm, forumit të rinisë, forumit të gruas, rolin e degëve në diasporë dhe shumë elemente tjera, përmes së cilave synohet të fuqizohet Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti shtetformuese dhe institucionale, duhet të përgatit veten për dekadën e ardhshme, si periudhë e integrimit Euro-Atlantik, dhe se debatet e tilla si sot, paraqesin pikënisje të shkëlqyeshme për këtë proces.
“Pjesëmarrësit i dhanë përkrahje të plotë Kryeministrit dhe Institucioneve të Kosovës në punën e tyre për zhvillim ekonomik, integrime euroatla ntike dhe forcimin e shtetit të së drejtes, duke kundërshtuar fuqishëm dhunën e opozitës ndaj shtetit të Kosoves. Procesi i debateve për për fuqizimin e rolit të LDK-së dhe ndryshime statutare, do të vazhdoj edhe nëpër regjionet e tjera të Kosovës, dhe do të përmbyllet me një Konventë partiake, ku synohet që këto propozime të miratohen”, thuhet në komunikatë.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...