Ish-Presidenti i Kosovës, z.Behgjet Pacolli, për 10 vjetorin e vdekjes së presidentit, Ibrahim Rugova, ka kujtuar fjalët e tij që sipas Pacollit do të mbetën si mbrojtja më e mirë që i bëhet Atdheut.
“Vëllezër çdo gjë do kalojë , por duhet të ruajmë njerëzit, pronën, kadastrën, pyjet,ujërat dhe të mirat e Kosovës”, janë fjalët e të ndjerit Rugova, të cilat i kujton Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.
Pacolli thotë se këto ”Janë fjalë që tingëllojnë fort dhe duhet t’i dëgjojmë edhe tani e gjithmonë sepse edhe pa na sulmuar asnjë agresor, kam frikë se po i humbim”./Arbresh.info
Postimi i plotë:
Për 10 vjetorin e vdekjes së Presidentit,
Në ditët e vështira që po kalojmë ku shumë kanë dalë nëpër rrugë për të mbrojtur Republikën;
kur nuk ka agresor e nuk na sulmon askush dhe në taborin tjetër vetëm shtohet ushtria e profiterëve që po e shqyen realisht Kosovën;
në momentet kur Populli ka mbet i hutuar e nuk e di realisht nga kush të mbrohet, duhet kujtuar e nderuar Presidenti Rugova dhe qetësia e njeriut të madh që po na mungon.
I vetëdijshëm deri në pafundësi në tërë rrëmujën e tmershme që kish pllakosur, fjalët e tij do të mbeten si mbrojtja më e mirë që i bëhet Atdheut. “Vëllezër cdo gjë do kalojë , por duhet të ruajmë njerëzit, pronën, kadastrën, pyjet,ujërat dhe të mirat e Kosovës”.
Janë fjalë që tingëllojnë fort dhe duhet t’i dëgjojmë edhe tani e gjithmonë sepse edhe pa na sulmuar asnjë agresor, kam frikë se po i humbim.
Nderim Presidentit të madh Rugovës dhe veprës së tij!
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim