Disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë nesër.
Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, shkruan Arbresh.info.
Bëhet fjalë për rrugët “Ndue Përlleshi”, “Qëndresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë.
“Me qëllim të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park, jemi të detyruar që nesër nga ora 11:00 deri në orën 16:00 të ndalim pompat. Nga kjo ndalje do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në rrugën “Ndue Përlleshi”, “Qëndresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”./Arbresh.info/
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media