Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, me bashkëpunëtorë dhe disa anëtarë të grupit të vrapimit, Gërmia 555, sot janë pritur nga kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj.
Ky i fundit ka falenderuar të parën e Gjakovës për vizitën e saj në Bajram Curr dhe për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit në mes të Komunës së Gjakovës dhe Bashkisë së Tropojes.
Dushaj ka theksuar që bashkia e Tropojës është duke punuar bashkë me Komunën e Gjakovës që sa më shpejtë të realizohen projektet ndërkufitare infrastrukturore si dhe ato në bujqësi e turizëm, ku bashkërisht do të aplikojmë për këto projekte edhe nga fondet e Bashkimit Evropian. Si pjesë të promovimit të kësaj zone do të jetë edhe organizimi i shënimit të shtegut të maratonës së parë ndërkufitare nga Gjakova në Bajram Curr me iniciativën e kryetares Mimoza Kusari Lila dhe grupit të vrapimit.
Ajo theksoi se tashmë është themeluar edhe zyra e Fondit Zhvillimor Shqiptar në Gjakovë, zyre kjo që do të punoj për projektet tashmë të miratuara nga qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë. Po ashtu, për qëllimim e kësaj vizite, Kusari Lila ka njoftuar që këtë vit, më 14 shkurt, bashkë me grupin e vrapimit planifikojnë të zhvillojnë shënimin e shtegut të maratonës së parë ndërkufitare prej Gjakovës në Bajram Curr në gjatësi prej 42km, për të promovuar shtegun e maratonës në bukuritë e Alpeve Shqiptare.
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...