
Beograd, 18. decembra 2014. - Lider Gradjanske inicijative SDP Oliver Ivanovic tokom sudjenja. U Osnovnom sudu u Kosovskoj Mitrovici danas je pocelo sudjenje lideru Gradjanske inicijative SDP Oliveru Ivanovicu i jos cetvorici Srba koji su optuzeni da su pocinili neka od najtezih kriviccih dela tokom 1999. i 2000. godine. FOTO TANJUG/ BOKI/ bk
EULEX- i ka konfirmuar se nesër, e enjte, do të shpallet aktgjykimi për rastin që po zhvillohet kundër Oliver Ivanoviqit, Dragolub Delibashiqit dhe të tre serbëve të tjerë.
Zëdhënësi i EULEX-it Dane Koruga i ka deklaruar tanjugut, transmeton Koha.net, se shpallja e aktgjykimit do të bëhet në orën 10, në Gjykatën Themelore në Mitrovicën Veriore.
“Gjatë shpalljes së aktgjykimit qasje e medieve to të jetë e kufizuar e masat e sigurisë do të shtohen”, ka thënë Koruga.
Ivanoviq akuzohet për vepra penale, krime lufte bërë ndaj civilëve shqiptarë gjatë vitit 1999 dhe 2000.
Me aktakuzë janë të përfshirë koloneli i MPB të Serbisë Dragolub Delibashiq, avokati Ilia Vujaçiq, juristi Nebojsha Vujaçiq dhe profesor Aleksandar Lazoviq, që janë akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje.
Familja e Ivanoviqit pret lirimin e Oliverit.
Ivanoviq dhe Delibashiq se janë në arrest shtëpiak e tre serbët tjerë e gjykimin po e presin në liri.
Në rastin Ivanoviq janë dëgjuar dëshmitë e 81 personave e gjykimi ka zgjatur më shumë se një vit.
Këshillin Gjyqësor ndërkombëtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicën veriore e kryeson gjykatësja nga Rumania Roxana Comsa.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim