Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti të mërkurën në takim ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.
Kryeministri Mustafa e ka njoftuar ambasadoren e re për progresin në Kosovë, duke theksuar përkushtimin maksimal të Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, për integrime evropiane si dhe për fuqizimin e gjithanshëm të institucioneve demokratike dhe sundimin e rendit e ligjit.
Mustafa gjithashtu ka shprehur mirënjohje për përkrahjen që Kroacia ka dhënë për Kosovën në të gjitha fazat, duke theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, duke veçuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e investimeve dhe të zhvillimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.
Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kroacisë për bashkëpunim dhe mbështetjen e Kosovës në proceset e ardhshme.
Gjatë takimit u bisedua edhe për përkrahjen e Kroacisë në proceset integruese evropiane të Kosovës, me ç ‘rast kryeministri Mustafa tha se Kosova pret përkrahjen kroate në bartjen e përvojave për procesin e integrimit.
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...