Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht mazhorancës futjen në rendin e ditës për seancën plenare të së enjtes votimin e mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtuese, tashmë që të gjitha palët janë njohur me opinionin e Komisionit të Venecias.
Kërkesa u parashtrua në Konferencën e Kryetarëve nga ana e deputetes Ina Zhupa, por u refuzua nga mazhoranca. Kuvendi do të ketë edhe tre seanca për këtë vit kalendarik, ku çështja Xhaçka duket se do të shoqërojë debatin politik brenda sallës.
Krahas debatit për Venecian, pjesë e diskutimit ishte edhe kërkesa e opozitës për interpelancë me kryeministrin Rama për çështjen Beçheti. Edhe kjo kërkesë nuk mori përgjigje nga parlamenti.
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...