Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, e përkufizoi përparimin ushtarak të Izraelit në Siri si “agresion” gjatë një bisede telefonike me kryeministren Giorgia Meloni, duke shtuar se “ky qëndrim nuk kontribuon në stabilitetin e Sirisë dhe se është e domosdoshme që Siria të çlirohet nga elementë terroristë”.
Sipas presidencës së Republikës së Ankarasë, Erdogan tha se “zhvillimet e fundit kanë treguar se sa e saktë ishte politika humanitare dhe e ndërgjegjshme e ndjekur nga Turqia”, duke nënvizuar “rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të Sirisë”.
Ndërkohë në Konferencën e 15-të të Ambasadorëve Erdogan tha se regjimi i Asadit ka ikur nga Siria, duke lënë pas masakra, shkatërrime dhe barbari.
“Regjimi i Asadit ka ikur nga Siria, duke lënë pas një gërmadhë të madhe plot masakra, shkatërrime dhe barbari. Shtypësit kanë humbur, të shtypurit kanë fituar edhe një herë. E keqja që ka ndodhur në Siria me gjak dhe lot për 61 vjet tashmë ka marrë fund”, tha ai./A2cnn
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...
KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjek...
Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri nuk ës...
Atletico Madridi e poshtëron Barcelonën në Kupën e Mbretit
Reagon Albatro Rexhaj: Nuk është e vërtetë që Berati më ka g...