Borderoja e parlamentit të Shqipërisë tregon se në muajin nëntor, deputetët dhe ministrat morën 28.4 mln lekë paga, dhe 22 mln lekë të tjera përfitime nga dietat, karburanti, qiraja e telefoni.
Për ligjvënësit në Kuvend, prej afro një viti pagat janë dyfishuar, me vendimin që i çoi ato në 225 mijë lekë nga 115 mijë lekë në vlerë neto.
Ndërkohë edhe honorarët, rimbursimi i karburantit, qirasë, telefonit dhe pagesat e tjera janë rritur ndjeshëm, pasi në kuvend u miratua ligji për pagat edhe shpërblimet.
Për shembull, një deputeti i paguhet për telefonin 17 mijë lekë, për karburantin 40 mijë lekë dhe për mbledhjet në komisione deri në 10 mijë lekë.
Këto të fundit së bashku me honoraret, nuk janë të unifikuara dhe ndahen sipas aktivitetit të secilit deputet, e disa prej tyre marrin mbi pagën edhe 387 mijë lekë përfitim.
Nga borderoja e muajit të fundit të ekzekutuar tashmë, del se të ardhurat mesatare të deputetit në parlament arrijnë në 400 mijë lekë, dhe disa prej zyrtarëve të cilët kompensohen për qiranë e banesës përfitojnë të ardhura deri 612 mijë lekë në muaj./euronews.al
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...