Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd ka kërkuar anulimin e konkursit për subvencionimin e kulturave bujqësore nga Fondi i Republikës së Kosovës.
Në një postim në Facebook, Lutfiu ka theksuar se nuk do ta shfuqizojnë vendimin.
“Pas përgjigjes tonë lidhur me konkursin për subvencionimin e kulturave bujqësore nga Fondi i Republikës së Kosovës, dje në ora 15:36 na ka ardhur kundërpërgjigja nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd. Ministria në fjalë kërkon që konkursi të anulohet (të shfuqizohet vendimi i KKSH-s), nëse ne nuk e shfuqizojmë këtë vendim atëherë atë do ta bëj vet Ministria, me preteksin se vendimi është i jashtëligjshëm thuhet në kundërpërgjigjen e Ministrisë. Vendimin nuk e shfuqizojmë, ndërsa pas konsultimit me Qeverinë e Kosovës do të njoftoheni me hapat e mëtutjeshëm”, thotë Lutfiu.
Ai ka theksuar gjithashtu se Serbia, e cila shpesh shkel ligjet e veta kur janë në pyetje interesat e shqiptarëve, është e angazhuar në një politikë të spastrimet etnike.
“Serbia e cila shkel ligjet e veta kur janë në pyetje interesat e shqiptarëve, ajo e cila po bën spastrim etnik. Serbia, e cila për një koment në facebook e dënoi shqiptarin me një muaj paraburgim dhe me qindra mijëra dinar, nuk ndërmori të njëjtin veprim kur një qytetar serb kërkoi zola (granata hedhës dore) për ta bombarduar ndërtesën e KKSH-s. Serbia e cila autorët e Banjskës po i mban të lirë, po e konsideron të jashtëligjshëm një vendim (krejt transparent) të Këshillit Kombëtar Shqiptar për t’i mbështetur familjet shqiptare të Luginës së Preshevës e që për pjesën më të madhe të tyre bujqësia është veprimtaria kryesore e ekzistencës së tyre, e që për më tepër bëhet fjalë për një donacion, e jo nga mjetet e rregullta të Këshillit. Ata që e inicuan këtë çështje, përtej dallimeve politike, KURRË nuk kisha dashur t’i shoh në këtë rrugë”, thotë ai./Arbresh.info
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup