Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim Roho Terras, raportuesin e sapoemëruar për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se me Terras diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe BE-së, si dhe për vizionin tonë të përbashkët për të ardhmen evropiane të shtetit tonë, përcjell Arbresh.info.
“Në takim theksova përkushtimin e palëkundur të Partisë Demokratike të Kosovës për të avancuar integrimin e Kosovës në BE, një mision që mbetet në thelb të agjendës sonë politike. Nga raportuesi Terras kërkova që të avokoj për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj shtetit tonë, pasojat e të cilave po i vuajnë qytetarët tanë”, ka shkruar Krasniqi.
Ndër të tjera, Krasniqinënvizoi nevojën urgjente që Bashkimi Evropian të reagojë ndaj sulmeve të vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës dhe sovranitetit tonë.
“Provokimet e vazhdueshme nuk duhet të kalojnë pa përgjigje, pasi rrezikojnë stabilitetin në rajon dhe minojnë përpjekjet tona për një të ardhme më paqësore dhe më të mirë. Raportuesin Terras e falënderova për përkushtimin e tij në këtë rol të rëndësishëm dhe pres me padurim bashkëpunimin tonë të mëtejshëm”, shkroi kreu i PDK-së./Arbresh.info
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...