Real Madridi po e konsideron seriozisht mundësinë e rikthimit të Miguel Gutierrez në skuadër për të përforcuar fazën e mbrojtjes.
Mbrojtësi i majtë ka impresionuar së fundmi me paraqitjen e tij ndaj gjigantit madrilen në La Liga, duke kontribuar si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.
Gutierrez ka qenë në radarin e Real Madridit që prej se ai u largua në drejtim të Gironas në kërkim të minutave.
Klubi ka përfshirë një klauzolë të riblerjes në kontratën e tij, e cila ua lejon atyre ta rikthejnë në skuadër për vetëm 8 milionë euro.
Me Ferland Mendy dhe Fran Garcia që po përballen me kritika shkaku i paraqitjeve të luhatshme, forma e Gutierrez ka rënë në syrin e drejtuesve të klubit.
Real Madridi e sheh klauzolën e riblerjes si një avantazh të madh, veçanërisht pasi klubet e tjera duhet të paguajnë 35 milionë euro për ta transferuar atë./Telegrafi/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot