Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar në Paris me miliarderin Elon Musk.
Me anë të një postimi në platformën X, Osmani bëri të ditur se me Musk ka biseduar për përpjekjet për të luftuar dezinformimin.
“Një bisedë e madhe për efikasitetin dhe efektivitetin e qeverisë, përpjekjet për të luftuar dezinformimin, si dhe rëndësinë e respektimit gjithmonë të vullnetit të popullit”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, Presidentja Osmani ka marr pjesë në rihapjen e katedrales ikonike, Notre-Dame në Parisë të Francës.
Gjatë qëndrimit atje, e para e shtetit ka takuar shumë fytyra të njohura politike botërore, ndër ta edhe presidentin në ardhje të SHBA-së, Donald Trump./Arbresh.info
With @elonmusk in Paris.
A great conversation about government efficiency and effectiveness, efforts to fight disinformation, as well as the importance of always respecting the will of the people. pic.twitter.com/RbIe2nvjRv
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 8, 2024
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave