Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se njësia B2 është kthyer në funksion dhe është në gjendje të qëndrueshme.
Sipas njoftimit, KEK-u bënë të ditur se pas një pune të pandërprerë është arritur që me sukses inspektimi teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve, përcjell Arbresh.info
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se pas ndaljes dyditore të njësisë B2, si dhe pas një pune të pandërprerë dhe me përkushtim të personelit të TCB-së, ka përfunduar me sukses inspektimi teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve (rrjedhjeve të ujit) në kaldaj. Njësia B2, dje më datë 07.12.2024, në orën 01:48, është sinkronizuar me rrjetin energjetik dhe gjendja e saj është stabile”, njofton KEK.
Sipas KEK-ut, kjo ndalje ishte e nevojshme për të siguruar që njësia të funksionojë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.
“E rëndësishme është se KEK-u tashmë operon me dy njësi (A-3 dhe A-4) në termocentralin Kosova A, si dhe me dy njësi (B-1 dhe B-2) në termocentralin Kosova B. KEK-u, si prodhuesi më i madh i energjisë elektrike, vazhdon të jetë faktor kyç në stabilitetin e sektorit të energjisë dhe në zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...