Malisheva dhe Feronikeli ’74 kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 16-të në Albi Mall Superligë.
Ka qenë një ndeshje me shumë raste shënimi, por që në fund përfundoi pa gola.
Drilon Hazrollaj dhe Laurent Xhylani krijuan raste për vendasit, por pa sukses.
Edhe mysafirët nuk qëndruan duarkryq, duke shënuar madje gol në minutën e 70-të, megjithatë u anulua nga VAR për shkak të pozitës jashtë loje.
Deri në fund gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras 0-0.
Malisheva mbetet e dyta në tabelë me 29 pikë, tetë më pak se lideri Drita, derisa Feronikeli ’74 në pozitën e fundit me shtatë pikë.
Në xhiron e ardhshme Malisheva pret Suharekën, derisa Feronikeli ’74 në Drenas pret Prishtinën.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...