Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohen për të votuar në zgjedhje.
Ai ka thënë se me këtë veprim, zëri i tyre do të dëgjohet, shkruan Arbresh.info.
“Të dashur bashkatdhetarë që jetoni kudo në mërgatë, kanë mbetur edhe 18 ditë deri në afatin e fundit për t’u regjistruar si votues nga mërgata. Ky proces që zgjatë pak minuta, ua jep të drejtën të jeni pjesë e vendimmarrjes për rrugëtimin tonë të përbashkët, për Kosovën tonë të përbashkët. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet. Regjistrohuni dhe votoni!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, kanë mbetur edhe 18 ditë për t’u regjistruar si votues nga mërgata në Kosovë./Arbresh.info/
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...