Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim një delegacion nga grupi parlamentar i miqësisë Austri-Kosovë, i cili udhëhiqej nga Hannes Weninger.
Presidentja Jahjaga me delegacionin nga Parlamenti i Austrisë bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, përfshirë këtu zhvillimet e muajve të fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe për proceset që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.
Presidentja Jahjaga shprehu falënderimin e institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës për ndihmën e vazhdueshme që Republika e Austrisë i ka dhënë qytetareve dhe proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
Udhëheqësi i delegacionit nga grupi parlamentar i miqësisë Austri-Kosovë, zotëri Hannes Weninger, theksoi se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, ndërkohë që vlerësoi lart rolin e Presidentes Jahjaga në kërkim të zgjidhjes së krizës pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës.
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...