Gjykata e Hagës ka publikuar sot aktakuzën e re të konfirmuar kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, Hajredin Kuçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt e Fadil Fazliut.
Të pestit akuzohen për pengim të drejtësisë dhe për ndikim tek dëshmitarët.
Në aktakuzë ku Dhomat e Specializuara të Hagës kanë listuar ato që pretendojnë se janë faktet e tyre të aktakuzës, tregojnë për bisedat që Hashim Thaçi ka pasur me Fadil Fazliun gjatë kohës kur ky i fundit e kishte vizituar ish-presidentin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Sipas aktakuzës, Thaçi i ka dhënë të njëjtit informacione konfidenciale për dëshmitarët e rastit dhe i ka dhënë udhëzimet Fazliut që duhet t’i përcillte tek një dëshmitar. Kjo ka ndodhur 2 korrik të vitit 2023.
“Hashim THAÇI ishte drejtuesi ose organizatori i grupeve. Ai dha informacionin konfidencial që i ishte bërë i njohur gjatë gjykimit të tij, që mundësoi (tentativën për) pengimin e personave zyrtarë. Ai gjithashtu u dha udhëzime Fadil FAZLIUT, Bashkim SMAKAJT, Isni KILAJT dhe të tjerëve se si të ndikonin në mënyrë të paligjshme te dëshmitarët e ZPS-së”, thuhet në aktakuzë./rtk
Lopezi viziton Barcelonën në stërvitje
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Florentino Perez merr miratimin për të kandiduar për preside...
Kërcënoi se do vriste Ivanka Trump dhe familjen e saj, arres...
Kurti: Po vazhdojmë restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë...
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi