Rebelët sirianë thuhet se kanë arritur në periferi të kryeqytetit Damask, ndërsa ofensiva e tyre e rrufeshme kërcënon t’i japë fund sundimit 24-vjeçar të Bashar al Asadit.
Protestuesit të shtunën rrëzuan një statujë të babait të ndjerë të presidentit të Sirisë në një shesh kryesor në një periferi disa milje larg qendrës së kryeqytetit, shkruan Sky News.
Grupi bëri thirrje për rrëzimin e Assadit dhe u drejtua drejt ndërtesave qeveritare në zonën e qytetit. Pas pushtimit të Aleppos në veri, Hama në qendër, Deir el Zor në lindje, Suweida, Quneitra dhe Deraa në jug, rebelët thuhet se i janë afruar Damaskut.
Sipas burimeve të ushtrisë dhe rebelëve, kryengritësit hynë në Homs nga veriu dhe lindja të shtunën.
Ndërkohë, rebelët kanë shtrirë kontrollin e tyre pothuajse në të gjithë jugperëndimin, duke pretenduar se kanë marrë Sanamayn në rrugën kryesore nga Damasku në Jordani./abcnews.al
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...