Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi në Fushë Kosovë e ka prezantuar Vildane Latifin si kandidaten e kësaj partie në këtë qytet.
Këtë e bëri të ditur Haradinaj përmes një video të shpërndarë në Facebook, gjatë tubimit tha se në ditën që ai e udhëheqë Qeverinë e Kosovës, vendin s’do guxojë ta ngucë askush.
“Ditën që e udhëheqi qeverinë, prej asaj dite e aq sa rri në Zyrën e Kryeministrit, s’na ngucë askush, as në veri, as në jug. Pritojnë të na ngacmojnë sepse historia flet”.
“Me zotimin për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO si një obligim politik e kombëtar, në mbështetje në statut të AAK-së, jap këtë nominim. Nominoj Vildane Latifi, si kandidate për deputet”, tha Haradinaj.
Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025, teksa deri më tani vetëm LDK-ja e ka bërë të ditur listën e plotë të kandidatëve për deputetë.
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë