Disa të shtënë me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në Prishtinë, rreth orës 00:55, në rrugën “27 Nëntori”.
Siç njofton policia, nuk ka të lënduar dhe se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës.
Rasti është duke u hetuar.
“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë / 05.12.2024 – 00:55. Pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, lidhur me rastin njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Transferimi i parë që Mourinho dëshiron te Real Madridi
Trump dhe Xi Jinping diskutuan për Iranin dhe Ukrainën: Uash...
Sot Kuvend/ Nga interpelanca me Ramën dhe 4 ministrat, te di...
Vdes një foshnjë 1-muajshe në Malishevë, familjarët e dërgua...
Kurti dhe Bogujevci sot vizitojnë Ferizajn, inspektojnë puni...