Martesa e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut ishte njëra nga më të përfolurat në botën e showbizit, si nga ceremonia e deri tek ardhja në jetë e fëmijëve.
Por pas shumë vitesh bashkë çifti vendosen t’i japin fund martesës dhe të fshijnë çdo gjë nga rrjetet sociale.
Ajo në emisionin e Arbana Osmanit, ka treguar se u ndanë për shkak të debateve dhe se fjalët nuk përkonin me veprat.
“Ka vite që po mundoheshim të sistemonin lidhjen tonë. Unë mendoj se në çdo marrëdhënie kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike për mua, fëmijët dhe për të, vendimi do duhej të merrej dhe e mora”, tha ajo.
Xhensila tregoi se vendimi për ndarjen është marrë nga ajo.
“Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë. Kam marrë shumë barrë në supe, kam lexuar gjithçka në këto kohë. Kam Zotin dëshmitar. Vendimin e kam marrë unë nuk shihej se ka rrugë tjetër divorci nuk është i lehtë”, ka rrëfyer ajo./Arbresh.info/
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë