Futbollisti i Real Madridit, Fede Valverde ka gabuar tek goli i dytë në humbjen me rezultat 2-1 ndaj Bilbaos.
Uruguaiani humbi topin në zonë të rrezikshme, teksa gafën e tij e shfrytëzoi në maksimum Guruzeta që shënoi për të rikthyer epërsinë e baskëve, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes ka reaguar mesfushori i Realit, i cili ka kërkuar falje për gabimin e tij.
“Ishte një goditje e rëndë, por unë e marr fajin. E përballoj dhe kërkoj falje. Për shokët e mi dhe tifozët. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, shumë gara dhe jam i sigurt se do të ketë shumë gëzime”, ka shkruar Valverde në Instagram.
?⚪️ Fede Valverde: “Today was a hard blow, but I take the blame… I face it and I apologize. For my teammates and the fans”.
“There is still a long way to go, many competitions and I am sure that there will be many joys”. pic.twitter.com/pKIEi784du
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 4, 2024
Reali aktualisht është i dyti në tabelë me 33 pikë dhe ka një ndeshje më pak kurse liderë është Barcelona me 37 sosh./Arbresh.info
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan