Partia e Serbëve të Kosovës ka njoftuar se ka nisur fushatën e saj parazgjedhore duke prezantuar edhe kandidatin e saj për deputet nga komuna e Obiliqit.
Kryetari i kësaj partie, Aleksandar Jabllanoviq dhe Sekretari i PKS-së Andrija Ignjatoviq kanë biseduar në Plemetinë, afër Obiliqit me të rinjtë serbë.
Sipas njoftimit, kandidati për deputet nga Plemetina për zgjedhjet e ardhshme parlamentar është Sasha Jovanoviq, shkruan Arbresh.info.
“Kandidati ynë për deputet nga Plemetina për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, z.Sasha Jovanoviq, është një mikpritës i respektuar dhe një djalosh i respektuar në zonën e tij, i cili e sheh të ardhmen e tij në Kosovë dhe në partinë e serbëve të Kosovës, opsionin e vetëm që lufton për atë të ardhme në mënyrë reale dhe të ndershme.”, thuhet mes të tjerash në njoftim.
“Partia e Serbëve të Kosovës është e gatshme të prezantojë politikën e saj për mbijetesën dhe zhvillimin ekonomik të serbëve në Kosovë në të gjitha mjediset serbe.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit