Trepça ka arritur të shënoj fitore me rezultat 88-74 ndaj Vëllaznimit në kuadër të xhiros së 10-të në elitën e basketbollit kosvoar.
Ndeshja nisi shumë mirë për mitrovicasit të cilët pjesën e parë e mbyllën me epërsi 54-31, shkruan Arbresh.info.
Kurse në dy çerekët, gjakovarët bën më mirë por jo të rikthejnë epërsinë.
Më i dalluari në tek kampionia e Kosovës, ishte Sammy Hunter i cili luajti me saktësi 100% të gjuajtjes dhe shënoi 17 pikë.
Kapiti shtoi 16 të tjera. Me pikë dyshifrore luajtën edhe Tmusic, Tuna, Malik dhe Thomas.
Vlen të theksohet se në këtë sfidë u rikthye në parket Drilon Hajrizi i cili ishte jashtë palestrave për disa muaj për arsye shëndetësore. Ai luajti 15 minuta në këtë sfidë dhe realizoi tetë pikë.
Nuga luajti me 29 pikë tek Vëllaznimi, kurse lojë të mirë bën edhe Anderson me 14 sosh dhe Azemi që shtoi 12 tjera.
Pas 10 xhirosh, Trepça është liderë me tetë fitore e dy humbje kurse Vëllaznimi ka katër fitore e gjashtë humbje.
Kujtojmë se kjo ndeshje është dashur të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, mirëpo është zhvendosur për në Gjakovë, shkak rinovimi i parketit në palestrën e “Xehetarëve”./Arbresh.info
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick