Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka falenderuar pjesëtarët e sigurisë si ushtarët, policët, agjendët e AKI-së për punën e shkëlqyer që ata po bëjnë në mbrojtje të Kosovës.
Haradinaj ka thënë se angazhimi i të gjitha njësive emergjente, dëshmon se Kosova është vend i sigurt.
“Të gjitha njësitet emergjente në Republikën e Kosovës, dëshiroj t’iu falenderojë përzemërsisht për angazhimin tuaj në temperatura të ulta. Vetëm ky angazhim i juaji dëshmon qartë se Kosova është shtet i sigurt bashkë me aleatët e saj dhe sado që të tjerët tentojnë ta cenojnë nuk ka kthim mbrapa. Kosova do të jetë anëtare e NATO-s, e Bashkimit Evropian dhe krah aleatëve të saj përjetësisht”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?