Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,Miroslav Lajcak ka reaguar pas incidentit të ndodhur të premten në Zubin Potok ku është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit nga një shpërthim me mjet eksploziv.
Lajcak ka thënë se ndanë të njëjtin qëndrim me shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe ka thënë se ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës së rëndësishme të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Pajtohem plotësisht me shefin e Zyrës së BE-së. Ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Lajcak.
I fully align with @AivoOrav. Those responsible for sabotaging Kosovo’s critical infrastructure must be held accountable. https://t.co/eUihJAIxgr
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 30, 2024
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë
Ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...