Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nga vendi ku ndodhi shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, tha se sipas ekspertëve është përdorur diku rreth 15 kilogramë eksploziv.
Ministri e ka quajtur aktin terrorist, ku u dëmtua seriozisht një pjesë e kanalit të Ibër- Lepencit.
“Një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit u dëmtua seriozisht, nuk dihet ende saktësisht për eksplozivin, por sipas eksperteve të policisë, flitet diku për rreth 15 kg eksploziv”, tha ai.
Sveçla tha se qëllimi i këtij sulmi është destabilizimi i vendit.
Ndaj, aktit të në kanalin Ibër – Lepenc kanë reaguar edhe SHBA, BE dhe EULEX-i, duke kërkuar që kryerësit e këtij akti të kapen dhe të nxirren para drejtësisë
Gjatë dy ditëve të fundit në veri të vendit, respektivisht në Zveçan, janë sulmuar me granata dore objektet e stacionit policor dhe ai i Komunës./telegrafi
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...