Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë homazhe në Prekaz për nderë të Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.
“Si në çdo festë kombëtare, përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, familjes Jashari në Prekaz. 28 Nëntori i pavarësisë së Shqipërisë merr edhe më shumë kuptim nga fakti që përkon me ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari. Me sakrificën e tyre sublime, familja Jashari e prirë nga Komandant Ademi, ngritën lartë moralin e çdo ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e u kthyen në motiv të luftës së tyre për liri”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.
Po ashtu, Sveçla bëri të ditur se bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla shkuan në Boletin të Zveçanit.
“Nga aty, me Zëvëndëskryeministren Donika Gërvalla ishim në Boletin të Zveçanit, aty ku prehet i qetë veprimtari ynë Isa Boletini. Emri i tij do të jetë përherë i lavdishëm në historinë e 28 Nëntorit e në atë të popullit tonë. Të rënët për liri tonë janë lavdia e krenaria e mbarë popullit tonë. Ata janë udhërrëfyesit tanë të drejtë për ti ndjekur në çdo ditë të punës sonë”, ka shkruar Sveçla./Arbresh.info
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...