Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19 fitoi takimin e parë të grupit B1 ndaj Malit të Zi me rezultatin 2-1, e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë.
Vajzat dominuan ndeshjen në “Arenën Kombëtare” dhe golat e fitores u shënuan nga Adela Qose dhe Xhesika Ndoj.
Sfida u zhbllokua në minutën e 30-të me një gol shumë të bukur nga Adela Qose. Pjesa e parë u mbyll 1-0.
Vajzat kuqezi morën sërish avantazhin në minutën e 68-të me kapitenen Xhesika Ndoj, e cila mposhti portieren kundërshtare me një goditje nga brenda zonës.
Në ndeshjen tjetër të grupit B1, Bjellorusia U-19 u ndesh me Moldavinë U-19, teksa vajzat bjelloruse triumfuan me rezultatin 10-0 në takimin e luajtur në Shtëpinë e Futbollit.
Më 30 nëntor, vajzat kuqezi do të luajnë ndeshjen e dytë në grup kundër Moldavisë, në orën 13:30, ndërsa më 3 dhjetor do të luajnë sfidën përmbyllëse të këtij raundi ndaj Bjellorusisë në të njëjtën orë.
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...