Liga e Kampionëve po vazhdon me ndeshjet e raundit të pestë këtë mbrëmje.
Aktualisht në terminin e orës 21:00 janë duke u luajtur gjithsej shtatë ndeshje, ku në të gjitha ndeshjet kanë përfunduar pjesët e para, shkruan Arbresh.info.
Në shtatë sfidat janë shënuar plot 15 gola pas përfundimit të 45 minutëshit të parë.
Sfida që prodhoi më së shumti gola është midis Young Boys dhe Atalantës, ku italianët kanë shkuar në pushim me rezultatin 1-4 në të mirë të tyre.
Leverkuseni është duke triumfuar me rezultat 3-0 ndaj Salzburgut. Kurse, fitore me po të njëjtin rezultat po shënon edhe Arsenali që po e mposhtë Sportingun midis Portugalie.
Në sfidat tjera Barcelona është duke triumfuar minimalisht ndaj Brestit, sikurse Interi ndaj Leipizigut.
Me rezultat 1-0 pjesën e parë e mbylli edhe Bayerni me PSG si dhe Interi ndaj Leipzigut./Arbresh.info

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?